Arrestohen 5 shqiptarët "akrobatë" në Itali!

Kronikë e zezë

Arrestohen 5 shqiptarët "akrobatë" në Itali!

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 15:23
Ilustrim

Pesë shqiptarë të cilësuar si “hajdutët akrobatë” u vunë në pranga nga policia italiane. Ata akuzohen si autorë të vjedhjeve në apartamente në Campomorone, Bolzato dhe Serra Riccò.

Sipas mediave italiane banda e hajdutëve shqiptarë shfrytëzonte si rrugë “hyrje” ulluqet dhe ballkonet për të hyrë brenda shtëpive dhe për të vjedhur. Shqiptarët përfitonin nga mungesa e pronarëve, të cilët ishin në punë ose për të bërë pazare për Krishtlindjet, dhe bastisnin shtëpisë duke vjedhur bizhuteri, të holla dhe sende me vlerë që mund të gjenin. Sipas mediave italiane, shqiptarët janë të moshave 18 dhe 34 vjeç.

Grabitja e fundit e tyre ishte mbrëmjen e së martës në Campomorone. Pesë shqiptarët u nisën më një makinë, por janë pikasur nga një patrullë e cila ishte në qarkullim pikërisht për të kontrolluar territorin i cili së fundi ishte goditur nga vjedhjet e banesave. Pak minuta para mbërritjes në qytet, makina ndalet dhe zbresin dy shqiptarë të moshës 18 dhe 19 vjec. Duke vrapuar nëpër rrugica ata arritën në shtëpitë që kishin pikasur më herët për të vjedhur, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë qëndronin në makinë për të bërë “rojën”. Ata pikasnin apartamentet me dritat fikur dhe futeshin nga ballkoni. Por kjo grabitje i shkoi keq pasi me të dalë nga banesa ata janë ndalur nga policia, - transmeton Express. 

Ndërkohë në makinë u gjetën të gjitha mjetet që ata përdornin për të grabitur, si leva, kapuçë për të mbuluar fytyrën, po ashtu edhe para dhe sende me vlerë të marra nga banesat. Ndërkohë, pronarja e banesës që shqiptarët vodhën së fundi kishte telefonuar policinë, pasi dera e banesës ishte bllokuar nga brenda me një hekur. Shqiptarët siguroheshin që edhe nëse pronarët ktheheshin, ata ta kuptonin dhe të kishin kohë të arratiseshin.

Nga 5 të arrestuarit vetëm një prej shqiptarëve kishte lejen e qëndrimit në Itali dhe jetonte në shtetin fqinj me gruan dhe djalin, ku zyrtarisht deklaronte se punonte murator. Bashkëpunëtorët e tij janë të gjithë me qëndrim të parregullt dhe sipas mediave italiane kishin marrë me qira një apartament në Sampierdarena. Nga kontrollet që policia bëri në këto dy banesa, gjeti rreth 3500 euro, bizhuteri, smart-phone, të cilat janë sekuestruar dhe ndodhen në stacionin e policisë me mundësinë për t’i gjetur pronarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat