Arrestohet burri 39-vjeçar, përdhunonte prej muajsh vajzën 14-vjeçare të shokut

Kronikë e zezë

Arrestohet burri 39-vjeçar, përdhunonte prej muajsh vajzën 14-vjeçare të shokut

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 15:58
Ilustrim

Një burrë 39-vjeçar, Lulzim Bardhi, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare.

Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur.

Ai tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin në ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet.

39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.

E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat