Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti përplas këmbësorin i cili qëndron i shtrirë përtokë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti përplas këmbësorin i cili qëndron i shtrirë përtokë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Një mjet tip ‘Mitsubishi’ ka përplasur një këmbësor pranë urës tek drejtoria e Policisë.

Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar nga ‘HDA’, i riu qëndron shtrirë në tokë pa ndjenja, ndërsa mjeti që ka shkaktuar aksidentin nuk është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se fatmirësisht është përmendur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat