Në kuadër të Operacionit “Boaster”, sot në orën 06:00, në vendin tonë dhe në Itali, janë arrestuar gjithsej 22 persona si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së.
Nga 22 shtetasit e arrestuar, 2 prej tyre janë arrestuar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit. Operacioni ka filluar në të njëjtën orë dhe është ende në zhvillim.
Nga Strukturat e Policisë së Shtetit të përfshira në këtë operacion janë arrestuar shtetasit Enea(Eldi) Milla (Doma), 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe Adriatik ALSHABANI, 29 vjeç, lindur në Durrës. Operacioni vijon ende dhe në përfundim të tij do të publikohen edhe emrat e të arrestuarve në Itali.