Tmerri i ishullit të njohur grek, arrestohet shqiptari për një arsye të çuditshme

Kronikë e zezë

Tmerri i ishullit të njohur grek, arrestohet shqiptari për një arsye të çuditshme

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 09:16
Ilustrim

Departamenti i Sigurisë së Poligiros në Halkidiki gjatë një hetimi të gjatë ka bërë të mundur zbulimin e një hajduti kosheresh bletësh. Mediat greke raportojnë se si autor i vjedhjeve është identifikuar një shqiptar i moshës 43 vjeç.

Po ashtu, mësohet se shqiptari ishte i përfshirë edhe në disa vjedhje të kafshëve në këtë zonë,  ku deri tani atij i janë faktuar 3 vjedhje.

Shqiptari mendohet se gjatë periudhës janar 2015 deri në shkurt të vitit 2016 të ketë dijeni për vjedhjen e 12 koshereve me bletë. Policia ka gjetur në zonën pyjore të Halkidikisë një total prej 9 koshere me bletë që i përkisnin pronarëve të ligjshëm.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për raste të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat