Policia e Kukësit arreston dy shtetas nga Kosova, ja emrat e tyre

Kronikë e zezë

Policia e Kukësit arreston dy shtetas nga Kosova, ja emrat e tyre

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 11:38
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Policia e Kukësit ka njoftuar ditën e sotme se ka prangosur dy shtetas nga Kosova për veprat penale" Kontrabandë me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Burime zyrtare nga policia e Kukësit bëjnë me dije se në pranga janë vënë Afrim Shala, 47 vjeç, banues në Pejë Kosovë dhe Esat Jahjaga, 43 vjeç, banues Rashkoc, Kosovë.

Arrestimi i shtetasve u bë  pasi po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër, mjetin "Volkswagen", me targa 03 612 BT, cili ishte pa dokumente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale"Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim" dhe " Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat