Aksident automobilistik në Mat, 5 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident automobilistik në Mat, 5 të plagosur

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 20:10
Mjeti mësohet se ishte nisur nga disa fshatra të kësaj krahine për në Burrel, kur ka dalë nga rruga.

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Mat. Makina është rrokullisur nga rruga dhe se për pasojë, 5 pasagjerë janë plagosur. Mjeti mësohet se ishte nisur nga disa fshatra të kësaj krahine për në Burrel, kur ka dalë nga rruga.

Të plagosur në aksidentin në fjalë kanë mbetur shtetasit me inicialet R.K, 55 vjeç, L.K, 60 vjeçe, K.K 48 vjeç, E.Ç 24 vjeç, si dhe A.H 67 vjeç, që është dërguar me fraktura në spital.

Ky i fundit është dërguar për mjekim në Tiranë. Për fat të mirë, katër të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar të gjithë ngjarjen e rëndë. Policia shpërndau një komunikatë për rastin. “Rreth orës 07.20 jemi njoftuar se në fshatin Urakë ka dalë nga rruga mjeti tip furgon me targë AA 943 OP që drejtohej nga shtetasi H. D.”, thuhet në njoftimin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat