Një i vdekur e dy të plagosur në një aksident trafiku në Gjakovë

Kronikë e zezë

Një i vdekur e dy të plagosur në një aksident trafiku në Gjakovë

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur ditën e djeshme, si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.

Siç njofton policia, viktima duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në shtyllën elektrike.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore nga te cilat ndërron jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa dy pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë pësojnë lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat