Arrestohen dy të dyshuar për tentim-vrasje në Emshir

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për tentim-vrasje në Emshir

Nga: Bota Sot Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:23
Policia e Kosovës duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje dy persona në rrugën “Ymer Aliu” në Prishtinë si të dyshuar për tentim-vrasje.

“Lidhur me rastin (e ndodhur më 26.12.2016-19:46h), më 27.12.2016 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë dhe është gjetur vetura e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, me ç’rast në të është gjetur një armë automatike AK 47, një karikator me 24 fishekë dyshohet e cal. 7.62 mm 6 gëzhoja, dy maska të zeza 1 palë doreza”, bën me dije Policia e Kosovës, përcjell Bota sot.

Me këtë rast, PK bën me dije se janë kontrolluar edhe dy lokacione në lagjen “Emshir” ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 22 fishekë dyshohet të jenë të cal.7.65 mm dhe një sprej CO.

Me vendim të prokurorit, pasi janë intervistuar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat