Vret veten me granatë dore

Kronikë e zezë

Vret veten me granatë dore

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 11:24
Ilustrim

Një person i përkatësisë serbe dyshohet se e ka vrarë veten me një granatë dorë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në fshatin e quajtur Ibarska Sllatina i komunës së Leposaviqit afër varrezave të fshatit.

Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur vetura e cila i përket viktimës dhe një letër e cila dyshohet të jetë shkruar nga viktima.

Njësiti i Deminimit të Policisë ka dal  në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre dyshohet se ka eksploduar një granatë dore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat