Zjarr në një parking në Durrës!

Kronikë e zezë

Zjarr në një parking në Durrës!

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 13:08
Ilustrim

Dy automjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri që ra në një parking në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen numër 12 në Durrës, ku si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur dy automjetet përkatësisht mjeti tip Audi me targa gjermane SOFT 111 dhe mjeti tip Benz me targa AA 884 MI në pronësi të shtetasit B. Xh.

Sipas policisë, mjetet janë djegur pjesërisht në pjesën e parakolpit. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat