Aksident në Tropojë, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident në Tropojë, një i vdekur

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 10:28
Ilustrim

Një i moshuar u aksidentua për vdekje në Tropojë. Policia bën me dije se ka prangosur shtetasin Agim Syla, 47 vjeçar, banues në fshatin Shumicë si shkaktar i aksidentit.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Slloçi”, në qytetin e B.Currit, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin M. M., 81 vjeç.

Për pasojë i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat