Arrestohet në Itali, shqiptari që kërkohej në të gjithë Europën

Kronikë e zezë

Arrestohet në Itali, shqiptari që kërkohej në të gjithë Europën

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 11:37
Policia italiane gjatë një aksioni të mëhershme

Një i ri shqiptar është vënë në pranga një ditë më parë në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Autoritetet e Belgjikës e kishin shpallur në kërkim 22-vjeçarin shqiptar, sepse e akuzojnë për trafik femrash për qëllime prostitucioni.

Siç shkruan mediat italiane, shqiptari është kapur një ditë më parë në zonën e Albiolo në Komo.

Ka qënë një kontroll i rastësishëm që ka çuar në pranga të riun nga Shqipëria, që kërkohej në të gjithë Europën.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun e Komos, në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin e tij drejt Belgjikës, ku do të përgjigjet për akuzat e ngritura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat