Përplasen 3 makina në autostradën Lezhë-Laç, dy në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Përplasen 3 makina në autostradën Lezhë-Laç, dy në gjendje të rëndë

Më: 4 janar 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Tre makina janë përplasur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Laç, ndërsa mësohet se janë lënduar rëndë 2 persona.

Këta të fundit janë sjellë me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut. Makinat kanë rrëshqitur nga lagështira duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat