Arrestohet 37-vjeçari që shfrytëzonte për prostitucion tri vajza të mitura

Kronikë e zezë

Arrestohet 37-vjeçari që shfrytëzonte për prostitucion tri vajza të mitura

Më: 5 janar 2017 Në ora: 12:54
Ilustrim

Një 37-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion tre vajza të mitura, Gentian Gaxha me banim në qytetin bregdetar, u vu në pranga nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Gaxha u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion tre të miturat me iniciale S.P. 17 vjeçe,  B.A. 17 vjeçe dhe  K.Xh. 17 vjeçe, banuese në Durrës, kundrejt pagesës. 

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, thuhet se dy nga tre të miturat janë shfrytëzuar pa dëshirën e tyre, ku paguheshin kundrejt marrëdhënieve seksuale me klientë që u siguronte 37-vjeçari.

Ndërkohë, 17-vjeçarja K.Xh, ndryshe nga dy të miturat e tjera, ka ushtruar prostitucionin me dëshirën e saj. Ndaj saj, prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”. Burime nga blutë e Durrësit thanë se ka pasur raste kur 17-vjeçarja ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj. 

Policia ka dyshime se në këtë veprimtari të jashtëligjshme janë të përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët po punohet që të identifikohen dhe arrestohen. Por policia nuk jep më shumë detaje për shkak të hetimeve që vijojnë.

I arrestuari do të hetohet nga organi i akuzës për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat