Aksident me një të vdekur në aksin Tiranë-Fushë Krujë

Kronikë e zezë

Aksident me një të vdekur në aksin Tiranë-Fushë Krujë

Më: 5 janar 2017 Në ora: 20:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vdekur gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të enjteje pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se është rreth 40 vjeç. Ai u përplas nga një “Mercedes Benz” që drejtohej nga shtetasi Gj.Gj.

Policia ndaloi drejtuesin e mjeti, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat