Aksident pas mesnate, humb jetën 22-vjeçari nga Dijvaka

Kronikë e zezë

Aksident pas mesnate, humb jetën 22-vjeçari nga Dijvaka

Më: 9 janar 2017 Në ora: 07:26
Ilustrim

Një aksident fatal ka ndodhur sot pas mesnate në Mërtish të Lushnjës, si pasojë e të cilit një shtetas ka humbur jetën.
 
Ngjarja ka ndodhur në orën 1:30, në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj. Shtetasi J.RR., 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 567 NM, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një banese.
 
Përplasja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 22-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat