‘Super-vjedhjet’/ Tre shqiptarëve u gjendet plot 2 kg ar

Kronikë e zezë

‘Super-vjedhjet’/ Tre shqiptarëve u gjendet plot 2 kg ar

Më: 9 janar 2017 Në ora: 23:23
Ari i vjedhur

Tre shqiptarë janë identifikuar dhe arrestuar nga policia e Milanos në Itali në bashkëpunim me atë të Reggio Emilia-s, pasi akuzohen si autorë të disa vjedhjeve në Reggio Emilia e Modena.

Shqiptarët e arrestuar janë: Darjel Prushi, Xhoni Leka dhe Armando Dobrozi, mes 22 dhe 26 vjeç.

Bandës u janë sekuestruar bizhuteri, varëse, ora dhe byzylykë të çmuar. Gjithsej, 1 kg e 800 gr ar.

Image

Pjesa më e madhe e sendeve ishin në një makinë parkuar në rrugë “Lodi”, që përdorej nga prej tre shqiptarëve, i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer një masë të arrestit shtëpiak që rëndonte më parë ndaj tij.

Image

Pjesa tjetër e sendeve të çmuara u gjetën në Novellara, në provincën e Reggio Emilia-s.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat