Aksident në Korçë, makina lëvizet me vinç nga rruga

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë, makina lëvizet me vinç nga rruga

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:24
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur si pasojë e pranisë së dëborës mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Moglicë në aksin rrugor Korçë-Gramsh.

Aksidenti ka shkaktuar mjaft trafik në këtë rrugë, duke bërë kështu që shumë mjete të tjera të prisnin derisa të largohej makina nga rruga.

Policia pas ka vajtur në vendin e ngjarjes, është detyruar që të sjellë një vinç për të bërë të mundur lëvizjen e makinës nga rruga, pasi ishte e pamundur në mënyra të tjera.

Nga të dhënat e para, mësohet se nuk ka pasur të plagosur nga ky aksident, përveç dëmeve materiale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat