Arrestohet një serb për krime kibernetike

Kronikë e zezë

Arrestohet një serb për krime kibernetike

Nga: B.S Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në fshatin Shillovë të Gjilanit një person të përkatësisë serbe i cili dyshohet se ka kryer krime kompjuterike.

Nga i dyshuari janë konfiskuar disa pajisje kompjuterike, dy telefona dhe dy llap-top.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat