Gjirokastër, efektivi i burgut të Bënçës aksidenton rëndë të moshuarin

Kronikë e zezë

Gjirokastër, efektivi i burgut të Bënçës aksidenton rëndë të moshuarin

Më: 15 janar 2017 Në ora: 12:23
Ilustrim

Një 70-vjeçar është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Memaliaj, ku 70-vjeçari Ramazan Llagozi është aksidentuar nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Klement Sinani, efektiv i burgut të Bënçës.

I moshuari është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, policia në vendngjarje ka shporuar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethane të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat