Arrestohet italiani që kontrollon drogën shqiptare në Evropë

Kronikë e zezë

Arrestohet italiani që kontrollon drogën shqiptare në Evropë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:41
Andrea Nizza

Një trafikant droge është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni të sotëm në Itali.

Sipas mediave italiane, ai është Andrea Nizza, bosi i mafias në zonën lindore të Siçilisë.

Ai kontrollon trafikun ndërkombëtar të drogës shqiptare për në Evropë.

30-vjeçari ka qenë në kërkim që nga viti 2014 pasi është dënuar me 6.8 vite burg.

Mediat italiane raportojnë se Nizza mbante lidhjet me trafikantët shqiptarë dhe grekë duke kontrolluar trafikun ndërkombëtar të drogës.  

Në aksionin e policisë italiane për të kapur bosin e shumëkërkuar të drogës u angazhuan edhe shërbimet inteligjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat