Kush është 32 – vjeçari që u vra në Vlorë

Kronikë e zezë

Kush është 32 – vjeçari që u vra në Vlorë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:31
Ilustrim

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë të dielë qytetin e Vlorës.

Viktima është 32 – vjeçari Refit Toro, i cili mbeti i vrarë në një atentat të ndodhur rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregëtisë”.

Toro, sipas policisë, njihet si person me precedentë kriminalë dhe me rekorde të theksuara kriminale.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se i riu udhëtonte me automjetin e tij, një fuoristradë Mitsubishi me targa AA 606 LD, kur u qëllua me armë zjarri.

32 -vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Dyshohet se, autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat