Arrestohet tmerri i banesave në Tiranë

Kronikë e zezë

Arrestohet tmerri i banesave në Tiranë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:54
Ilustrim

Personi që shihni në këtë foto, i identifikuar si Napolon Luca, 23 – vjeç me banim në Tiranë, ishte kthyer në tmerrin e banesave në kryeqytet. Vetëm në një javë, ai ka mundur të kryejë së paku katër vjedhje dhe për shkak, ai u arrestua nga Komisariati i Policisë Nr.3 në kryeqytet, i dyshuar për së paku tri vjedhje të ndodhura në Tiranë.

Por pas shoqërimit të Lucës në ambientet e Komisariatit, vëllezërit e tij Alush, Hajri e Dritan Luca, kanë rrahur 27 vjeçarin D. SH. i cili është nipi i një prej personave të dëmtuar që kanë denocnuar vjedhjet.

I arrestuari Luca, sipas burimeve të policisë është dënuar më parë për shkatërrim prone e kanosje. Ai është identifikuar si autor i katër vjedhjeve të ndryshme, brenda vetëm një jave, nga data 1 deri në 7 Janar.

Por vëllezërit e Lucës kanë takuar nipin e një prej kallëzuesve dhe më pas në formë hakmarrje e kanë goditur me sende të forta në trup, duke i shkaktuar plagë të lehta. Pas kësaj, tre vëllezërit u arrestuan gjithashtu nga Komisariati i Policisë Nr.3, me akuzën e kanosjes dhe plagosjes së lehtë me dashje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat