Atentati në Vlorë, viktima kishte precedentë kriminalë

Kronikë e zezë

Atentati në Vlorë, viktima kishte precedentë kriminalë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 21:27
Ilustrim

Policia ka njoftuar sot se një atentat ndodhi sonte në mbrëmje në Vlorë. Personi që ka mbetur i vdekur quhet Refit Toto dhe rezulton me precentë të mëparshëm kriminal.

Forcat policore kanë saktësuar se Refit Toto e kishte ndryshuar emrin. Ai e kishte pasur emrin Jetnor, por se e kishte ndryshuar atë. Viktima ka pasur precendë penalë, madje të rëndë dhe se prandaj ka gjasa të ketë bërë edhe ndryshimin e emrit. Ndaj, policia po heton pistën e hakmarrjes. Toro është vrarë ndërsa lëvizte me makinën e tij tip “Mitsubishi” me targë AA 606 LD, në zonën e Skelës. Dyshohet se autori ka qëlluar nga një tjetër mjet dhe më tej është larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat