Familja nga Kërçova mbetet pa shtëpi, shkak zjarri!

Kronikë e zezë

Familja nga Kërçova mbetet pa shtëpi, shkak zjarri!

Më: 16 janar 2017 Në ora: 23:28
Ilustrim

Një kat i një shtëpie të vjetër rreth 30 vjet në fshatin e Kërçovës, Baçishtë sot është djegur nga një zjarr i cili u shkaktua nga stufa e ndezur, informojnë nga Njësia zjarrfikëse nga Kërçova.

Goran Sokoleski nga kjo njësi theksoi se zjarri që ka shpërthyer nga stufa e ndezur, i ka zgjuar nga gjumi personat që jetonin në shtëpi, të cilët menjëherë kanë thirrur zjarrfikësen. Fëmijët janë nxjerrë jashtë por ka vazhduar lufta me zjarrin.

Zjarrin e kanë shuar gjashtë zjarrfikës  me dy automjete, ndërsa rreth orës 7  është shuar tërësisht. Vlerësimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një dëm prej 15.000 eurosh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat