I riu përfundon nga psikiatria në burg

Kronikë e zezë

I riu përfundon nga psikiatria në burg

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

Një 25-vjeçar nga fshati Kuqan i qytetit të Elbasanit ka përfunduar në burg. Emiljan  Ziu, ka qenë i shtruar me mjekim të detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik dhe ka goditur kujdestarin e pavionit, 65- vjeçarin më inicialet H.P, banues në Elbasan.

Kujdestari u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i riu është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat