Udhëtonte si i çmendur në autostradë, shoferi kapet duke i dhënë 50 euro policit

Kronikë e zezë

Udhëtonte si i çmendur në autostradë, shoferi kapet duke i dhënë 50 euro policit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:44
Ilustrim

Një qytetar është vënë në pranga sepse ka tentuar që ti japë një bakshish një polici rrugor, pasi ishte kapur duke udhëtuar si çmendur në autostradë.

Në pranga është vënë Dritan Goxhaj. Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të korruptojë duke i dhënë 50 euro një punonjësi të Policisë Rrugore për ta falur për shkeljen e bërë.

Ky person, në aksin rrugor Lushnje-Fier, është konstatuar duke udhëtuar me mjetin tip Ford Fokus me targa IKE 2537 tej normave të lejuara të shpejtësisë, me 148km/h.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat