Shoferin serb e zë gjumi, bie me trajler mbi 12 m lartësi në Fushë-Krujë

Kronikë e zezë

Shoferin serb e zë gjumi, bie me trajler mbi 12 m lartësi në Fushë-Krujë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 09:02
Ilustrim

Një aksident mësohet e ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në autostradën e Fushë-Krujës.

Mësohet se një trajler që vinte nga serbi, ka dalë nga rruga tek mbikalimi në autostradën e Fushë-Krujës dhe ka rënë në oborrin e një shtëpie.

Bëhet e ditur se shoferin serb e ka zënë gjumi teksa i jepte trajlerit, kjo ka bërë që të humb kontrollin dhe të bie mbi 12 m lartësi.

Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri i trajlerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat