Tiranë: Kamioni përplas për vdekje kalimtarin

Kronikë e zezë

Tiranë: Kamioni përplas për vdekje kalimtarin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një kalimtar u aksidentua për vdekje nga një kamion në periferi të Tiranës.

55-vjeçari Sefedin Dauti u përplas teksa po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin, pranë kthesës së Arbanës, në zonën e Vaqarrit.

Policia rrugore e kryeqytetit ndaloi drejtuesin e kamionit, i cili deklaroi se viktima i kishte dalë befasisht në rrugë.

Ai do të mbahet i shoqëruar deri në sqarimin e plotë të rrthanave të aksidentit të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat