Kush është nëna që u dogj tragjikisht sot në ashensor

Kronikë e zezë

Kush është nëna që u dogj tragjikisht sot në ashensor

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:34
Ilustrim

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Freskut, pranë Thesarit në Tiranë dhe për fat të keq një nënë humbi jetën.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, zjarri ka rënë në kabinën e ashensorit dhe flakët kanë djegur kabujt e tij, brenda të cilit ndodhej një grua e cila është gjetur e pajetë. “Panorama” mësoi edhe emrin e të resë, Drilona Durici. Trupi i saj eshte karbonizuar nga flaket.

29-vjeçarja ka qene duke hyre per ne banese kur ra zjarri, pasi kishte bere pazar dhe ne dore kishte çantat me ushqime. Mesohet se gruaja ishte e martuar dhe me nje femije, teksa bashkeshortin e kishte ne Gjermani. Gjithashtu banore te tjere rrezikoheshin nga tymi dhe asfiksia.

Njoftimi

Më datë 20.01.2017, rreth orës 10:00, në rrugën”Muhamet Deliu”, në një pallat, ka rënë zjarr në kollonën e ashensorit, ku në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur i vdekur një person i cili dyshohet të jetë karbonizuar.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetien e shkakut të zjarrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat