Flet nëna e 12-vjeçares që shkoi në hotel me durrsakun, nga emri "papagalli" kuptoi gjithçka

Kronikë e zezë

Flet nëna e 12-vjeçares që shkoi në hotel me durrsakun, nga emri "papagalli" kuptoi gjithçka

Më: 20 janar 2017 Në ora: 21:23
Abuzuesi

Historia e djeshme me 12-vjeçaren që u zhduk nga shtëpia për të qëndruar në hotel me një 22-vjeçar, i cili është arrestuar ka tronditur opinionin publik.

Ndërsa sot Panorama ka zbuluar disa detaje të reja për këtë rast, ka qenë nëna e të miturës ajo që e ka denoncuar më 15 janar zhdukjen e vajzës. Ajo zbuloi se e bija kishte në shtëpi një celular, për të cilin prindërit nuk dinin gjë.

Ajo kishte nisur të dyshonte pasi kishte lexuar disa mesazhe dhe thirrje të shpeshta telefonike me një person, që e bija e kishte regjistruar me emrin “papagalli”.

Në këtë moment, e ëma e adoleshentes kishte menduar se vajza e saj ishte rrëmbyer. Denoncimi i kësaj të fundit ka vënë policinë menjëherë në lëvizje, duke gjurmuar thirrjet dhe veprimet që kishte bërë. Hetimet i kanë çuar oficerët te një servis celularësh, në zonën e njohur si “Nish Tulla 3”, në Tiranë.

Ky person rezultoi të ishte i fundit që kishte takuar vajzën dhe djalin, në momentin që ata ishin “arratisur”. Burime nga policia thanë se vajza është gjetur më 18 janar, në një hotel në Durrës, ku kishte qëndruar prej dy ditësh ndërsa ditën e tretë, çifti e ka kaluar  në një hotel te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Burimet nga policia tregojnë se në këtë vend vajza është abuzuar seksualisht nga studenti, fakt që është konfirmuar nga të dyja palët, edhe pse pretendojnë se gjithçka ka ndodhur me dëshirë.

I arrestuari ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se marrëdhëniet seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18 vjeçe, përbëjnë vepër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat