18-vjeçari shqiptar arrestohet për 30 euro

Kronikë e zezë

18-vjeçari shqiptar arrestohet për 30 euro

Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:01
Ilustrim

Një 18 vjeçar shqiptar në Itali i cili ishte në “arrest shtëpie”për vjedhje, grabitje dhe drogë është dëguar sërish në burg, pasi shkeli rregullat e paraburgimit.

Ai kishte leje të dilte nga shtëpia çdo ditë nga ora 10-12 të paradites, por këtë të diel rreth orës 13.00 si shkoi në shtëpinë e një ish-shokut të tij në Pistoia, për t’i kërkuar atij 30 euro që ia kishte borxh.

Aty ai është dëgjuar duke bërtitur dhe kërcënuar të riun dhe babain e tij, derisa policia ka mbërritur pranë banesës dhe e ka prangosur.

Pas kësaj, i riu shqiptarë është akuzuar për shkelje të masës së sigurisë “arrest me burg” dhe “kërcënim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat