Sherr me thika në klasë, plagoset një nxënës

Kronikë e zezë

Sherr me thika në klasë, plagoset një nxënës

Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare është plagosur mesditën e sotme në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën “Bedrie Bebezi”.

Burime nga policia thanë se nxënësi është plagosur me thikë në krah e shpatull.

Ka qenë një sherr mes disa nxënësve që ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Nxënësi i klasës së 8-të është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat