Shqiptari “fluturon” përtej rrugës me makinë në Itali, në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Shqiptari “fluturon” përtej rrugës me makinë në Itali, në gjendje të rëndë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 21:41
Ilustrim

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm me makinë në rrugën “Mondovi-­Cuneo”, Itali.

Një 36-vjeçar me inicialet P.F., me origjinë shqiptare papritur ka humbur kontrollin e makinës duke dalë në korsinë e kundërt. Si pasojë makina është rrotulluar disa herë deri sa u shemb në tokë.

Shqiptari i martuar dhe baba i dy fëmijëve, banues në Mondovi, ka dalë nga xhami i makinës dhe është gjetur disa metra larg nga mjetit.

Mediat italiane shkruajnë se ekipet e shpëtimit, të lajmëruar nga banorët e shtëpive aty pranë ku ndodhi ngjarja, e dërguan menjëherë në spital shoferin shqiptar.

Bëhet e ditur se ai ka pësuar dëmtime të shumta i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Shtypi vendas raporton se gjendja e tij është serioze dhe mjeket thonë se po e mbajnë nënkontroll por situata është kritike.

Ndërkohë shkaqet e aksidentit mbeten ende te panjohura, por policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat