Përfshihet nga flakët makina e aktorit shqiptar

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët makina e aktorit shqiptar

Më: 25 janar 2017 Në ora: 00:23
ilustrim

Makina e aktorit Laert Vasili është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e së martës.

Ngjarja ndodhi pranë Tregut Elektrik, rreth orës 23:00, sapo Laerti e kishte parkuar makinën .

Burime nga policia e Tiranës, bëjnë të ditur se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojnë e një defekti elektrikë në automjet.

Pak kohë më parë aktori Laert Vasili ka rënë pre e dhunës sapo kishte dalë nga banesa e tij, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, një person i pa identifikuar e goditi me grusht pas koke.

Në atë kohë ai deklaroi se nuk kishte konflikt me ndonjë person.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat