Tetë të akuzuar për kontrabandim me emigrant, marrin vendimin e Apelit

Kronikë e zezë

Tetë të akuzuar për kontrabandim me emigrant, marrin vendimin e Apelit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 14:29
Emigrantët

Gjykata e Apelit ka aprovuar pjesshëm ankesat a avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.C.,M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B. dhe ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 14 prill të vitit që shkoi.

Sipas Gjykatës së Apelit, i akuzuari A.C. është dënuar është dënuar me 6 vjet burgim dhe i është vërtetuar gjoba prej njëmijë eurove, pasi që vepra penale e tij është ri-cilësuar si: Kontrabandim me emigrant në vazhdim nga neni 138, paragrafi 1, 5 dhe 6 i Kodit Penal të Kosovës.

“Vepra penale iu është ri-cilësuar edhe të akuzuarve M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B. (Kondrabndim me emigrant në vazhdim nga neni 138, paragrafi 1 dhe 6 i KPK-së, lidhur me nenin 23 të këtij kodi). Dy të parët janë dënuar me nga 4 vjet burgim. M.A. i është shqiptuar dënimi prej 3 vjet e 3 muaj, ndërsa A.B., i janë vërtetuar 4 vjet burgim. Të akuzuarit tjerë te këtij rasti, I.P,A.G., dhe T.Y., janë gjetur fajtor për veprën penale Kontrabandim me emigrant nga neni 170 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit, ia ka vërtetuar dënimin me 2 vjet 3 muaj burgim dhe 400 euro gjobë, të akuzuarit  I.P. Dënimi i është vërtetuar edhe të akuzuarit A.G, të cilit shkalla e parë i kishte shqiptuar 1 vjet e 3 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë dhe T.Y,  i dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 400euro gjobë. Ankesat e Prokurorisë Speciale janë refuzuar si të pa bazuara, ndërsa pjesa tjetër e aktgjykimit ka mb etur e pa ndryshuar”, thuhet në komunikatën e Apelit. 

Përndryshe kjo lëndë, njihet si një nga lëndët më vuliminoze që ka ardhur ndonjëherë në Gjykatën e Apelit me plot 178 dosje. Ajo i është përcjellë Gjykatës Themelore në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat