Të papunë, por bënin jetë luksi, katër shqiptarët kapen me 6 kg kokainë

Kronikë e zezë

Të papunë, por bënin jetë luksi, katër shqiptarët kapen me 6 kg kokainë

Më: 31 janar 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një operacion antidrogë në Itali ka dërguar në pranga 4 shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 6 kilogramë kokainë, 2 kilogramë marijuanë dhe 200 gramë hashash.

Burime nga policia thanë se aksioni është zhvilluar në katër qytete të Italisë në Forli, Cesena, Rimini dhe Ravena.

Një pjesë e drogës është gjetur në fundin e dyfishtë të një makine, ndërsa pjesa tjetër e drogës është gjetur e fshehur në banesën ku rrinin shqiptarët.

Vlera e përgjithshme e saj shkonte në treg në më shumë se 1 milionë euro.

Policia tha se kishte bërë hetimi, përgjime, vëzhgime e shumë ndjekje me qëllim që të siguronte prova për të arrestuarit, duke i filmuar nëpër takime dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit mësohet se nuk bënin asnjë punë, por jetesa e tyre e shtrenjtë kishte bërë që policia të niste hetimet ndaj tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat