Në Gjilan mbrëmë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Sipas policisë, viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
“Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën”
” Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna “ e cila është konfiskuar”
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.