Mjeti përplas për vdekje këmbësorin tek “Ura e Kardhiqit”

Kronikë e zezë

Mjeti përplas për vdekje këmbësorin tek “Ura e Kardhiqit”

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 19:39
Aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” në Gjirokastër.

Një automjet tip “Skoda”, me targa AA 591 KS, me drejtues shtetasin Leonard Matushaj, ka goditur një shtetas (këmbësor) , i cili  ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet policore dhe grupi hetimor për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Viktima nuk është identifikuar ende, pasi nuk i është gjetur mjet identifikimi me vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat