Aksidenti tragjik në Dollc: Viktimat janë dy vëllezër nga një fshat i Gjakovës

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Dollc: Viktimat janë dy vëllezër nga një fshat i Gjakovës

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 16:30
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të komunës së Klinës. Në aksident kanë humbur jetën dy vëllëzërit Anton Gjoni (1986) dhe Driton Gjoni (1992), nga fshati Doblibare i Gjakovës.

“Viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe tre persona tjerë, të cilët janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor", ka bërë të ditur policia.

Fotografia më poshtë është shpërndarë nga të afërmit e vëllëzërve Gjoni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat