Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, bie në humnerë kamioni

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, bie në humnerë kamioni

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë në afërsi të fshatit Skuraj.  

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i kamionit. Ai është transportuar me urgjencë në spitali e Laçit, ku është vënë nën kujdesin e mjekëve. 

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është në rrezik për jetën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat