Shkelet polici në Tetovë

Kronikë e zezë

Shkelet polici në Tetovë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 14:30
Ilustrim

Dje rreth orës 10:55 në Tetovë, përderisa polici ka qenë duke punuar me karrotrecin në qarkun e rrugës ‘Jane Sandaski’ dhe rr. ‘Gj.Stojçevski’, ka vërejtur parregullsi parkimi të veturës ‘Ford Transit’ me targa regjistrimi të Tetovës.

Pastaj, polici ka kërkuar dokuemntet nga vozitësi, i cili ka ardhur në moment, ka hapur derën e pasme dhe i është përgjigjur se te ai nuk asnjë dokument dhe ka hyrë në veturë.

Polici ka dalë para veturës nga ana e djathtë me qëllim për t’i regjistruar numrat e targave, por vozitësi ka filluar veturën dhe ka goditur policin në pjesën e këmbës së majtë. Policit i është dhënë ndihma e parë në Qendrën klinike në Tetovë dhe i është konstatuar lëndim trupor dhe më pas është lëshuar për trajtim shtëpiak.

Rreth orës 12:25 R.SH (69) nga fshati Strimnicë ka shkuar te SPB Tetovë me qëllimin për t’i dorëzuar dokumenete në lidhje me parregullsinë e parkimit dhe më pas ka folur me shërbimin policor për policin e lënduar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat