Tentim vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë

Nga: B.S Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 14:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 shkurt rreth orës 17’ë është raportuar një tentim vrasje me thikë në rrugën “Jakov Xoxa”

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me një mjet të prehtë –thikë viktimën mashkull K-Shqiptar dhe më pas është larguar në drejtim të pa njohur”, thotë PK-ja.

"Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë", raporton policia./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat