Kapet i kërkuari ndërkombëtar, për trafik njerëzish

Kronikë e zezë

Kapet i kërkuari ndërkombëtar, për trafik njerëzish

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:21
Policia e shtetit, Tiranë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si trafikant njerëzish është vënë në pranga në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se kanë arrestuar Kapllan Gogën, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Një ditë më parë, oficerët e antidrogës në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin numër 6 kanë bërë të mundur arrestimin e të shpallurit në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Arrestimi i Gogës u bë pasi drejtësia italiane në datën 28 qershor 2016, e kanë dënuar me 8 vjet burg për akuzën si “Organizator i emigracionit të paligjshëm”.

Është bërë arrestimi i përkohshëm i tij dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme deri në pritjen e ekstradimit drejt shtetit Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat