Zbulohet prostitucioni brenda parukerisë në Tiranë, kapet mat pronarja dhe klientët, mes tyre një 14-vjeçare

Kronikë e zezë

Zbulohet prostitucioni brenda parukerisë në Tiranë, kapet mat pronarja dhe klientët, mes tyre një 14-vjeçare

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 14:08
ilustrim

Policia ka zbuluar një bazë prostitucioni, që funksiononte e "maskuar" brenda një qendre masazhesh në Tiranë. Policia njofton se e arrestuara, pronarja E. I, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, shfrytëzonte ambientet e SPA (qendër estetike, masazh) për prostitucion.

Bashkë me të policia ka njoftuar procedimin në gjendje të lirë të dy punëtoreve të qendrës dhe të tre klientëve, 2 persona turq.

Procedim në gjendje të lirë

A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

-M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë (klient)

-G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë (klient)

-R.G., 30 vjeç,shtetas turk (klient)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat