5 shtëpi të mbushura me drogë, Belgjika shpall në kërkim ndërkombëtar trafikantin shqiptar

Kronikë e zezë

5 shtëpi të mbushura me drogë, Belgjika shpall në kërkim ndërkombëtar trafikantin shqiptar

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:32
Ilustrim

Një urdhër-arresti ndërkombëtar është lëshuar nga një gjykatë belge ndaj një 44-vjeçari shqiptar, raporton sot media prestigjioze belge “La Dernière Heure”.

Siç raporton “DH”, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka krijuar një zinxhir plantacionesh kanabisi në pesë apartamente në Bruksel.

Hetuesit kanë gjetur në 5 apartamente në Scharbeek, Ganshoren, Uçle, Woluëe-Saint-Etienne (Zaventem) dhe Machelen, bimë të kultivuara kanabisi.

Dhe të gjitha apartamentet merreshin me qira nga i njëjti person, 44-vjeçari shqiptar, i cili përdorte një emër të rremë: Tomas Pedro, i lindur në vitin 1975, në Uruguaj.

Tre të tjerë, që dyshohet se kanë ndihmuar 44-vjeçarin janë arrestuar.

Në pesë apartamentet u gjetën mbi 3.000 rrënjë kanabisi dhe 10 çanta me kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat