Horror në Itali, nëna shqiptare masakron djalin me thikë e më pas vret veten

Kronikë e zezë

Horror në Itali, nëna shqiptare masakron djalin me thikë e më pas vret veten

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 14:20
Ngjarja ne Itali

Një mama ka goditur me thikë djalin 7-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i banesës në katin e tetë.

Ngjarja ka ndodhur sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar Barriera di Milano, sot mediat lokale, ndërsa saktësojnë se gruaja është shqiptare. Shkaku mbetet ende për tu zbardhur.

Fëmija u transportua në spitalin pediatrik ” Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar, që duket se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, raporton ANSA.

Aktualisht, vogëlushi është në sallën e operacionit. Raportohet se gjendja e tij konsiderohet e rëndë, por jo kërcënuese për jetën.

Në banesë, në momentin e tragjedisë ka qenë edhe burri i viktimës dhe djali tjetër.

Policia, që po heton incidentin, ka shoqëruar në komisariat burrin për ta marrë në pyetje. Sipas fqinjëve, burri italian i ka kërkuar të ndahen gruas shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga mediat në Itali.

Shqiptarja, sipas informacioneve të para, vuante edhe depresioni dhe nuk e ka përballuar dot idenë e ndarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat