Arrestohet autori që vendosi tritolin tek mobilieria në Krujë

Kronikë e zezë

Arrestohet autori që vendosi tritolin tek mobilieria në Krujë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 14:28
Ilustrim

Policia e Krujës ka arrestuar autorin që vendosi tritolin në një mobilieri mëngjesin e sotëm, ku u shkaktuan dëme materiale.

Ai është Riza Haka 46 vjeç, i cili disa kohë më parë i kishte djegur makinën pronarit të mobilerisë dhe makinën e vëllait të pronarit.

Policia është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e veprimeve të tij.

Gjatë kontrollit në banesë i'u gjetën një pushkë, rreth 35 kg kanabis sativa dhe një sasi lëndë djegëse kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat