Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij, arrestohet 30-vjeçari

Kronikë e zezë

Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij, arrestohet 30-vjeçari

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 19:59
Ilustrim

Një 30 vjeçar, banues në Peqin ka rënë në pranga të policisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases A.K, 54 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat